Wayne Rooney që është trajner i klubit anglez Derby County që e ka kapluar kriza pasi janë vetëm nëntë futbollistë në gatishmëri dhe sipas raportime ka lënduar mesfushorin Jason Knight kur hyri në stërvitje për të plotësuar numrin.
Aktualisht, legjenda angleze e futbollit e pret më shumë vëmendje pas skandalit ku u fotografua me tre femra 21 vjeçare, ku raportohet se ai t’i ketë thënë policisë britanike se ishte komplot për ta shantazhuar atë me ato fotografi.
Sipas raportit të gazetës britanike The Telegraph, Rooney kishte kryer një ndërhyrje normale dhe ishte thjeshtë një aksident, por situata e çuditshme është mjaft e rëndë pasi Derby County ka vetëm nëntë futbollistë regjistruar për gara deri tani dhe mesfushori Jason Knight do të mungoj për 12 javë.
Wayne Rooney ishte fotografuar gjatë fundjavës duke festuar me tre femra që raportohet se ishin 21 vjeç por tani raportohet nga Daily Mail se trajneri ju ka thënë se ishte tentim shantazhi ndaj tij.
Gjërat kanë shkuar nga e keqja në më keq për Wayne Rooneyn, pasi strategu i Derby County ishte përgjegjës për dëmtimin e një prej lojtarëve të tij në një incident të pafat në terren.
Ka qenë një para-sezon i stërzgjatur për The Rams, të cilët janë nën një embargo transferimi EFL që i ndalon ata të bëjnë transferime të përhershme nga skuadrat e tjera pasi nuk arritën të paraqisnin llogarinë e tyre financiare nga vitet e mëparshme. /Telegrafi/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...