Wayne Rooney është rikthyer në stërvitje para ndeshjes së Manchester United në Evropa Ligë të mërkurën kundër Saint Etiennes.
Kapiteni i Manchester United ka qëndruar jashtë fushe për shkak të “një lëndimi të vogël në muskuj”, të paktën kështu është përshkruar nga trajneri Jose Mourinho, duke munguar në ndeshjen e parë në Evropa Ligë ndaj skuadrës në Liga 1 dhe ndeshjen ndaj Blackburn Rovers në kuadër të ‘FA Cup’, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho ka thënë gjithashtu se Rooney ndoshta nuk do të jetë në dispozicion as kundër Saint Etiennes në ndeshjen e dytë kthyese sepse nuk është stërvitur së bashku me skuadrën startuese dhe vazhdon të jetë në dyshime për finalen në ‘EFL Cup’ kundër Southamptonit të dielën.
Por, reprezentuesi anglez është rikthyer të martën duke punuar me nëntë lojtarët tjerë, përfshirë Chris Smalling, Marcus Rashford dhe Henerikh Mkhitaryan, larg nga grupi kryesor.
United udhëheq me avantazh prej 3 me 0 ndaj Saint Etiennes në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, ku Zlatan Ibrahimovic shënoi hat-trick./arbresh.info
https://twitter.com/ManUtd/status/834017611172175872
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...