Google ADS

Rooney refuzon kalimin në Kinë, preferon kthimin në Everton

10:07 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney dëshiron që edhe në sezonin e ardhshëm të qëndrojë në Premier League.

Mediat britanike shkruajnë se Rooney nuk dëshiron të transferohet në Kinë, por tek ish-klubi i tij, Everton, raporton KosovaPress.

Anglezi po numëron orët tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe sipas të gjitha gjasave, finalja e Ligës së Evropës kundër Ajaxit, ka qenë e fundit e Rooneyt në fanellën e Unitedit.

Siç raportohet, sulmuesi anglez preferon rikthimin tek Evertoni, e jo transferimin në Kinë, ku ai prej kohësh është i lidhur me kalimin në futbollin kinez

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme