Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney sërish është duke e menduar transferimin në Kinë.
Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi anglez, i cili tashmë ka humbur vendin tek ‘Tre Luanët’ është i vendosur që të transferohet në Superligën kineze.
Rooney në afatin e janarit kishte refuzuar super-ofertën nga Kina, por tashmë lojtari duket se ka ndryshuar mendjen për shkak se ai nuk ka minutazh të mjaftueshme në skuadrën e Jose Mourinhos. Thuhet se Rooney është gati të pres ofertën e re nga Kina në mënyrë që ta rikthej formën e tij dhe sërish të marr ftesë nga përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate, i cili nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve për sfidën kundër Lituanisë dhe Gjermanisë.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...