Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, është hapur rreth problemit që shkaktoi në muajin shtator, kur ai u arrestuar nga policia në gjendje të dehur në veturë.
Rooney ishte në një festë private, në të cilën kishte përfunduar i dehur, dhe kishte dalur me një grua të panjohur, dhe kishte hypur në veturën e saj.
Policia angleze kishte ndalur veturën, dhe pas një kontrolli ata kishin arrestuar sulmuesin legjendar të Manchester United, i cili në këtë sezon u transferua në Everton.
Kujtojmë faktin se bashkëshortja e Rooney, Coleen Rooney është shtatëzënë.
32-vjeçari, të cilit iu pezullua për dy vite patenta dhe u dënua edhe me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet, thotë se ai ka turpëruar familjen e tij dhe kërkon ndjesë për atë ngjarje të shëmtuar:
“Ndonjëherë njeriu bën gabime. Unë ngre duart lart. Bëra një gabim. Unë jam një familjar dhe nuk është mirë që fëmijët e mi të mësojnë se çfarë ka bërë babai i tyre”.
Ish-kapiteni i Anglisë shton se ai po ndihet shumë mirë që po e shlyen gabimin e tij duke ndihmuar komunitetin.
Dhe duket se gjendja e tij shpirtërore po e ndihmon edhe në fushë, ku ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit për Evertonin. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën