Google ADS

Rooney e kritikoi në media, Ronaldo ia kthen pamëshirshëm

11:56 | 7 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur Wayne Rooneyt, pasi ish-bashkëlojtari i tij në Manchester United pyeti nëse rikthimi i tij ka funksionuar për klubin anglez.

Rooney ishte i ftuar special në ‘Monday Night Football‘ dhe preku një sërë temash në lidhje me ish-skuadrën e tij.

Ai foli për zgjedhjen e tij të preferuar si menaxher dhe përmendi lojtarët që klubi duhet të ndërtojë për të ardhmen.

36-vjeçari pohoi gjithashtu se transferimi i Ronaldos te Man United nuk ka funksionuar, duke këmbëngulur se ata kanë nevojë për ‘lojtarë të rinj të uritur’.

I pyetur nëse transferimi i Ronaldos ka qenë i suksesshëm, Rooney u përgjigj: “Duhet të thoni jo në moment”.

“Unë mendoj se ai ka shënuar gola, ka shënuar gola të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit, shënoi het-trik kundër Tottenham Hotspur, por unë mendoj se nëse jeni duke kërkuar për të ardhmen e klubit, duhet të shkoni me lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë më të mirën dhe për të ngritur Manchester Unitedin gjatë dy ose tre viteve të ardhshme”.

“Natyrisht, Cristiano po kalon pak, ai sigurisht nuk është lojtari që ishte kur ishte në të 20-at e tij, dhe kjo ndodh, ky është futbolli. Ai është një kërcënim për gol, por pjesën tjetër të lojës ata kanë nevojë për më shumë, ata kanë nevojë për lojtarë të rinj të uritur”, përfundoi Rooney.

Ky vlerësim apo këto kritika të Rooneyt nuk i kanë pëlqyer pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili goditi ish-reprezentuesin anglez, duke e quajtur atë ‘xheloz’.

Duke iu përgjigjur postimit të Rooneyt në rrjetet sociale për paraqitjen e tij në MNF, Ronaldo shkroi: “Dy xhelozë”, shoqëruar me një ‘emoji’ të syve.

Ronaldo ka shënuar 18 gola në të gjitha garat këtë sezon që nga kthimi në Old Trafford.

Megjithatë, Djajtë e Kuq do të shkojnë një tjetër sezon pa trofe, ndërsa rrezikojnë të mos kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme