Ronaldo:Tani për tani, në moshën 38-vjeçare, kam mjaftueshëm energji për të vazhduar të luaj dhe të ndihmoj ekipin tim

13:39 | 22 Tetor 2023
D.H

Cristiano Ronaldo shënoi golin që i dha Al-Nassr fitoren ndaj Damac me rezultat 2-1. Në zonën e intervistave, pas ndeshjes, CR7 vuri në pah rëndësinë e momentit, shpjegoi formën e mirë dhe foli për planet për të ardhmen.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. E dinim që pas ndeshjeve të kombëtares, sfidave, udhëtimeve,… ndeshja do të ishte shumë e vështirë.

Damac është një skuadër shumë e mirë, në pjesën e parë pësuam gol, por në pjesën e dytë u përgjigjëm mirë, luajtëm mirë, shënuam dy gola dhe e merituam fitoren”, ka thënë sulmuesi portugez.

Mbështetësit e klubit saudit shpalosën një banderolë me numrin 200, për faktin se luzitani ka kapërcyer barrierën e 200 paraqitjeve me kombëtaren, si askush tjetër në histori.

“Përkushtim dhe punë e palodhur. Siç e kam thënë shumë herë, e trajtoj mirë trupin tim dhe trupi më ndihmon. Tani për tani, në moshën 38-vjeçare, kam mjaftueshëm energji për të vazhduar të luaj dhe të ndihmoj ekipin tim. Ndihem i lumtur, por pa ekipin dhe shokët e mi asgjë nuk do të ishte e mundur.”

Për sa kohë do të mund ta shohin fansat në Arabinë Saudite Ronaldon?

“Hap pas hapi. Do të luaj patjetër këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me siguri. Pastaj, nëse trupi im thotë “Cristiano, vazhdo”, unë do të vazhdoj”, është përgjigjur CR7, duke falënderuar tifozët sauditë për mbështetjen e tyre: “Ata më bëjnë të lumtur dhe unë i bëj të lumtur”. /ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme