Google ADS

Ronaldos i bie çmimi nga 1 miliardë në 120 milionë euro

16:57 | 28 Qershor 2018
Arbresh Info

Rikthimi tronditës te Manchester United për Cristiano Ronaldon duket se do të ndodhë përfundimisht.

Gazeta spanjolle ‘Okdiario’ raporton që ylli i Real Madridit tani mund të largohet për një shumë të “përballueshme” prej 120 milionë euro pas arritjes së një marrëveshje mes lojtarit dhe menaxhmentit, transmeton portali arbresh.info.

Klauzola e blerjes së Ronaldos prej 1 miliardë euro ishte reduktuar në 400 milionë euro me përfundimin e muajit janar pas tensioneve mes Ronaldos dhe presidentit Florentino Perez.

Kjo shifër ishte reduktuar tutje në fund të sezonit dhe tani klauzola e Ronaldos është 120 milionë, por lojtari nuk mund të transferohet te çfarëdo klubi. Reprezentuesi portugez nuk mund të transferohet te klubet si Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Favoriti i qartë tani për Ronaldon, në rast se zgjedh të largohet, është United. Madje, muajin e kaluar, trajneri Jose Mourinho kishte hapur derën në United për rikthimin e portugezit.

I pyetur rreth ri-nënshkrimit me Ronaldon, ai deklaroi: “Mendoj se jo, por të gjithë njerëzit e dinë atë që ka bërë në Manchester, pasionin që kanë për të, këtu ka lojtarë në këtë botë që nëse klubet kanë mundësinë që ta kontaktojnë, ata nuk mund t’i thonë jo”./arbresh.info/

Të ngjashme