Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo zbuloi ekipin e tij të ëndrrave të të gjitha kohërave dhe për çudi, ai nuk zgjodhi Cristiano Ronaldon.
Portieri dhe mbrojtja e 11-shes së legjendës braziliane duken mjaft të mira. Por, bëhet interesante në mesfushë dhe ndoshta edhe sulm.
Në portë, ish-sulmuesi i Interit zgjodhi Gianluigi Buffonin dhe në mbrojtje legjenda si Cafu, Franz Beckenbauer, Paulo Maldini dhe Roberto Carlos.
Ronaldo bashkoi maestron brazilian Zico me të ndjerin Diego Maradona, një dyshe e mesfushës që padyshim që do të krijonte magji në fushë, por nuk do të mbrohej në mënyrë efektive.
Por, fishekzjarrët e vërtetë vijnë në katërshen sulmuese. Krahas vetë Ronaldos, janë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i pakrahasueshmi Pele dhe magjistari Ronaldinho.
Kjo katërshe është një ëndërr për çdo tifoz futbolli, me çdo lojtar të njohur për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe aftësitë për të ndryshuar lojën.
Pavarësisht kësaj, lënia e Cristiano Ronaldos është ende befasuese. Me mbi 800 gola në karrierën e tij, ai nuk gjeti një vend në këtë formacion.
Formacioni i Ronaldos: Buffon; Cafu, Beckenbauer, Maldini, Roberto Carlos; Zico, Maradona, Messi, Ronaldinho; Ronaldo, Pele./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...