Ronaldo zbulon ndeshjen që do dëshironte ta luante sërish

21:52 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Ronaldo ka zbuluar se do dëshironte të rikthehej në kohë dhe të përsëriste ndeshjen ku Interi u mposhtë 4 me 2 nga Lazio në maj të vitit 2002, e cila i kushtoi edhe me titull.

Interi ishte në pozitë të mirë për të fituar titullin në Serie A duke shkuar në raundin e fundit të sezonit 2001-2002, por një përmbyse vonë gjatë ndeshjes kundër Lazios e përcjellur me fitoren 2 me 0 të Juventusit kundër Udineses bëri që “Zonja e Vjetër” të mposhte skuadrën e Ronaldos dhe që sulmuesi të largohej më pas për transferim në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

“Ishte nder për tu vlerësuar si sulmuesi më i mirë në histori të këtij klubi duke marrë parasysh sa kampioni ka luajtur këtu”, ka thënë Ronaldo për ‘Calciomercato’ gjatë festës së 110 vjetorit të “Nerazzurrëve”.

“Është këtu vendi ku kam arritur si një djalosh i ri dhe këtu ku jam rritur. Interi ka kaluar në formë të keqe, por ata tani duhet të reagojnë. Këtu janë disa lojtarë të mrekullueshëm”

“Pronari i ri? Për tifozët nuk është e rëndësishme. Ata thjeshtë kanë nevojë që Interi të fitoj, prandaj shpresoj që këta pronarë të rikthejnë Interin”

“Në rast se mund të kthehesha në kohë do doja të përsërisja ndeshjen e 5 majit kur gjithçka shkoi keq”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme