Google ADS

Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

15:26 | 22 Tetor 2022
K.B

Cristiano Ronaldo u ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së sotme, kundër Chelseat.

Portugezi u përjashtua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin e Ronaldos, vendim që u mbështet edhe nga drejtuesit e klubit.

Kësisoj, 37-vjeçari nuk është i grumbulluar për ndeshjen ndaj Chelseat, që zhvillohet nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, bashkëlojtarët kanë marrë përkrahje nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Le të shkojmë Manchester United”, ka shkruar Ronaldo në një foto të publikuar në “Instagram”, në të cilën shihet ai dhe disa shokë të skuadrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme