Ronaldo vjen me një postim për Vitin e Ri

14:48 | 1 Janar 2022
L G

Cristiano Ronaldo ka pranuar se ai nuk është “i kënaqur” me atë që po arrin Manchester United, ndërsa bëri thirrje për “shpirt më të lartë dhe një mentalitet më të fortë” brenda ekipit.

Ronaldo përfundoi ndoshta transferimin më të madh të vitit 2021, kur iu bashkua Unitedit nga Juventusi për 20 milionë funte në fund të muajit gusht.

36-vjeçari që atëherë ka dëshmuar se nuk ka humbur asgjë nga mprehtësia e tij para portës, duke gjetur rrjetën 14 herë në 21 paraqitje, por Djajtë e Kuq nuk kanë qenë aq të qëndrueshëm si grup, gjë që ai pranon se ka qenë një burim i frustrimit të madh.

Portugezi shkroi në rrjetet sociale për të reflektuar mbi një tjetër vit yjor që gjithashtu e mbylli kohën e tij në Juve me dy trofe të tjerë vendas përpara se të fitonte ‘Këpucën e Artë’ me Portugalinë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon shumë më tepër nga bashkëlojtarët e tij të United në gjysmën e dytë të sezonit dhe këtë ia kërkoi me anë të një postimi.

“2021 po i vjen fundi dhe ishte larg të qenit vit i lehtë, pavarësisht 47 golave ​​të mi të shënuar në të gjitha garat”, shkroi fillimisht Ronaldo në Instagram.

“Në Juventus, isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë i Serie A. Për Portugalinë, të bëhesha golashënuesi më i mirë i Evropës ishte gjithashtu një pikë e lartë këtë vit. Dhe sigurisht, rikthimi im në Old Trafford do të jetë gjithmonë një nga momentet më ikonike në karrierën time”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Por, unë nuk jam i kënaqur me atë që po arrijmë në Man United. Askush prej nesh nuk është i lumtur, unë jam i sigurt për këtë. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të japim shumë më tepër sesa po japim tani”.

“Le ta bëjmë këtë natë të Vitit të Ri një pikë kthese të sezonit! Le të përqafojmë 2022 me një shpirt më të lartë dhe një mentalitet më të fortë. Le ta çojmë lart e më lart, le të arrijmë tek yjet dhe ta vendosim këtë klub aty ku i takon! Bashkohuni me ne, ne po llogarisim te të gjithë ju!”.

“Gëzuar Vitin e Ri dhe shihemi së shpejti!”, përfundoi shkrimin e tij ylli portugez

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme