Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruaj historinë në botën e futbollit, me portugezin që prej dy dekadash po mahnit me klasin, formën dhe potencialin e tij.
Sot, 38-vjeç dhe shumë kilometra larg Europës, te Al-Nassr në Arabinë Saudite, Cristiano vazhdon të jetojë i lumtur “martesën” e tij me golin, një marrëdhënie kaq e bukur dhe asnjëherë e komplikuar.
Portugezi vazhdon të shënoj rregullisht duke vendosur edhe rekorde dhe nëse flasim gjuhën e statistikave, Ronaldo me finalizimin përballë Al-Khaleej në kampionatin saudit këtë fundjavë, fituesi i 5 “Topave të Artë” ka prekur kuotën e 400 golave pas moshës 30-vjeçare.
Një shifër vërtet mbresëlënse, me numra që ndoshta lojtarë të mëdhenjtë të botës së futbollin nuk I kanë regjistruar gjatë gjithë karrierës së tyre.
Vetëm në këtë sezon të ri, Cristiano ka shënuar 25 gola, duke llogaritur këtu finalizimet me Al-Nassr, por edhe me Portugalinë.
Ish-futbollist i Sportingut, Manchester United, Real Madrid, Juventus është shumë pranë një tjetër limiti, pasi vetëm në rang klubesh, Ronaldo kërkon edhe 8 ndeshje për të plotësuar mozaikun me 1000 takime në karrierën e tij, ndërsa ka koleksionuar 736 gola./ss
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...