Cristiano Ronaldo ka shtuar një tjetër rekord në koleksionin e tij, por këtë herë vetëm duke vendosur këmbën në fushë në Bernabeu.
Sulmuesi i Real Madridit ka bërë 152 paraqitje në Ligë të Kampionëve me paraqitjen e tij në takimin kthyes të gjysmëfinales në Madrid kundër Bayern Munichut të martën, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka bërë që sulmuesi të tejkaloj bartësin e mëparshëm të këtij rekordi – Xavin, i cili ka bërë 151 paraqitje në këtë kompeticion gjatë karrierës së tij te Barcelona.
Ish bashkëlojtari i Ronaldos në Real Madridi, portieri Iker Casillas i Portos, mban rekordin për më së shumti paraqitje se çdo lojtarë tjetër me 167 paraqitje.
Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes aktualisht është 3 me 2 në favor të ‘Los Blancos’./arbresh.info/
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...