Cristiano Ronaldo ka vendosur të vazhdojë me veprime ligjore kundër Juventusit për pagat e papaguara.
Ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid-19.
Këto paga të shtyra janë pjesë e ‘manovrave të pagave’ tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë objekt i çështjes ligjore Prisma në vazhdim, raportojnë mediat italiane.
Pasi kërkoi dokumentet përkatëse nga Prokuroria Publike e Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër dhimbje koke Zonjës së Vjetër.
Leonardo Bonucci gjithashtu filloi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u bllokua në mënyrë joceremonike nga skuadra e Massimiliano Allegrit.
Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventusin për rreth tre milionë euro që i kishte borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin përmos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale./kk
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje