Cristiano Ronaldo e ka përshkruar vdekjen e djalit të tij të porsalindur si ‘momentin më të keq’ të jetës së tij, në pjesën tjetër që u publikua pak më parë nga gazetari Pirs Morgan.
Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, zbuloi në mënyrë tragjike se djali i tyre i porsalindur, i quajtur Angél, kishte vdekur gjatë lindjes më 18 prill, por vajza e tyre binjake Bella mbijetoi.
“Ndoshta momenti më i keq që kam kaluar në jetën time që nga vdekja e babait tim”, dëgjohet Ronaldo duke i thënë Morganit në videon e fundit të ndarë nga intervista e tij në TalkTV, e cila transmetohet e plotë të mërkurën dhe të enjten.
“Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale dhe kur ke një problem është e vështirë”.
“Unë dhe Gio (Georgina) patëm momente të vështira. Ishte shumë, shumë e vështirë të kuptoja se çfarë po ndodhte në atë periudhë të jetës sime”.
“Futbolli nuk ndalet, kemi pasur shumë gara. Ndoshta ka qenë momenti më i vështirë në jetën time”.
Ronaldo shtoi se ai e mban hirin e Angél pranë babait të tij, i cili vdiq në 2005.
“Unë flas me ta gjatë gjithë kohës dhe ata janë në anën time”, shtoi ai.
“Ju e dini se ata më ndihmojnë të jem një burrë më i mirë, një person më i mirë, për të qenë një baba më i mirë”.
“Dhe është diçka për të cilën jam vërtet krenar… mesazhi që më dërgojnë, veçanërisht djalit tim”.
Ronaldo emocionohet gjatë diskutimit me Morganin për tragjedinë dhe vazhdon të shtojë se si ai qau së bashku me fëmijën e tij të madh, Cristiano Jr, kur i dha lajmin për vdekjen e Angel fëmijëve të tjerë.
“Fëmijët fillojnë të thonë “ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?”, theksoi portugezi.
“That moment was probably the most difficult moment that I have in my life.”
Cristiano Ronaldo opens up about the devastating death of his baby son, telling Piers Morgan: “We don’t understand why it happened to us.”@cristiano | @piersmorgan | @TalkTV | #PMU pic.twitter.com/tOba0WJpBf
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 15, 2022
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...