Cristiano Ronaldo u tall me Nanin pas disfatës së Real Madridit ndaj Valencias.
Ronaldo gjeti portën një herë, por goli nga sulmuesi portugez nuk ishte i mjaftueshëm për të ndaluar skuadrën e Zinedine Zidanes që të pësojë disfatën e dytë në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Derisa ishte nisur drejt tunelit, ylli i “Los Blancos” është kapur nga kamerat duke thënë: “Unë shënova një gol, çfarë bëre ti?”.
Fillimisht, mediat spanjolle raportuan se kjo i ishte thënë një bashkëlojtari të tij. Por, ‘Marca’ tani pretendon se Ronaldo ishte duke u tallur me ish bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Luis Nanin.
Ronaldo dhe Nani kanë fituar së bashku tre tituj në Premierë Ligë gjatë kohës së kaluar së bashku në “Old Trafford”. Ata kanë fituar gjithashtu Ligën e Kampionëve në vitin 2008./arbresh.info
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...