Nga të gjitha ndeshjet vendimtare të xhiros së fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Portugalia kundër Zvicrës ishte padyshim loja më e tensionuar.
Të dy skuadrat ishin thuajse perfekte, por Portugalia kishte humbur vetëm dy pikë në udhëtim te Zvicra duke humbur me rezultat 2 me 0 në muajin shkurt, transmeton portali arbresh.info. Por, për shkak faktit që portugezët ishin larg nga diferenca e golave, fitorja e çfarëdoshme në Lisbon mund t’i siguronte atyre biletat për Rusi.
Atmosfera ishte mjaftë elektrike dhe vendasit fituan 2 me 0 duke i “çmendur” edhe më shumë tifozët e tyre.
Një autogol nga Johan Djourou vetëm disa minuta para përfundimit të pjesë dhe goli më pas nga Andre Silva gjatë pjesës së dytë i mjaftoi Portugalisë për të vazhduar tutje. Në përgjithësi, Zvicra rrallë kërcënonte dhe fituesi i Kampionatit Evropian 2016 e meritoi një vend në Kampionatin Botëror.
Një person që u kthye në formacionin startues pas qëndrimit jashtë fushës kundër Andorras ishte Cristiano Ronlado, i cili ishte i vendosur në krahun e djathtë por që shfaqi një performancë jo të standardit të tij.
Asgjë që parashikonte nuk erdhi dhe vonë dikur gjatë lojës, ai krijoi një moment të tmerrshëm.
Në momentin kur mesfushori i Interit, Joao Mario, i krijoi një shans të shkëlqyer, Ronaldo dështoi në përballjen direkte me portierin Yann Sommer./arbresh.info/
https://twitter.com/JogaBonitoUSA/status/917848255677034497
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...