Ronaldo ka mbushur sërish faqet e para të tabloideve portugeze pas shpalljes si lojtari më i mirë në botë nga ana e FIFA-s. Revista portugeze “TV Guia” ka vënë një fotografi të yllit të Real Madridit në ballinën e gazetës këtë javë, duke pretenduar se futbollisti e ka mashtruar Georgina Rodriguezin.
Ronaldo akuzohet se ka kaluar një natë me Natacha Sofian, bukuroshen 21-vjeçare portugeze, e cila u bë e famshme në sajë të reality show-t “Love on top”. Sipas Sofias, ajo kaloi një natë me Ronaldon, pasi ishte njohur me lojtarin përmes rrjetit social Instagram.
Natacha thotë, se kaloi natën romantike me 32-vjeçarin në një hotel, teksa pretendon të ketë shijuar “seksin më të mirë në botë”. Pas marrëdhënies seksuale, ajo pohon se Ronaldo i kishte dhënë 300 euro për ta paguar një taksi, që e dërgoi në shtëpi.
Kjo nuk është hera e parë, që lojtari po akuzohet për afera seksuale, por të cilat asnjëherë nuk janë vërtetuar plotësisht. Ronaldo është duke pritur të bëhet për herë të katërt baba dhe e dashura është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...