Google ADS

Ronaldo thuhet se mund të luajë deri në moshën 41 vjeçare shkaku i gjendjes së tij të mirë fizike

15:41 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo besohet se mund të luajë deri në moshën 41-vjeçare shkaku i gjendjes së mirë fizike.

Ish-trajneri i fitnesit te Manchester United, Mick Clegg, që ka punuar me portugezin në kohën kur ishin të dy në Old Trafford, e ka përshkruar ylli i Juventusit si atleti më i mirë në botë.

Pesë herë fituesin i Topit të Artë po e dëshmon këtë gjë, pasi si 35-vjeçar, ka shënuar 52 gola në dy sezone në Serie A.

“Para Ronaldos, lojtari që ishte edhe atlet i mirë, ishte Ryan Giggs, në aspektin e trupit”, ka thënë Clegg.

“Ai ishte më i fuqishmi, kishte forcë të madhe në këmbë. Nëse Giggs do të luante te United deri në moshën 40-vjeçare, Ronaldo do të luante deri më 41 vjeç”.

“Ronaldo ishte i vetmi lojtar që arriti të kalonte fizikun e Giggsit dhe askush tjetër deri më sot nuk e ka bërë atë gjë”, ka shtuar më tej ai.

Portugezi është padyshim lojtari më i mirë i Juventusit dhe në këtë moshë po u bën rivalitet lojtarëve më të talentuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme