Google ADS

Ronaldo thotë se miliona nëna e urrejnë pasi fëmijët e tyre kopjuan modelin e tij të flokëve

13:45 | 15 Tetor 2022
K.B

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, u ka kërkuar falje miliona nënave në mbarë botën për prerjen e tij ikonë të flokëve në Kupën e Botës 2002.

Ronaldo ishte ylli i turneut në Japoni dhe Korenë e Jugut, duke shënuar tetë gola për Brazilin, ndërsa u kurorëzuan kampion bote për herë të pestë.

Për shumë njerëz, gjëja e parë që ju vjen në mendje kur kujtojnë turneun është modeli i çuditshëm i flokëve të Ronaldos.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit kishte një kokë të rruar, përveç një pjesë në formë gjysmërrethi në ballë.

Natyrisht, fëmijët – dhe të rriturit – në mbarë botën u përpoqën të kopjojnë pamjen e pazakontë të brazilianit pasi ai mori Këpucën e Artë.

Duke folur në Good Morning Britain për të promovuar dokumentarin e ardhshëm të DAZN për karrierën e tij, të titulluar “The Fenomenon”, Ronaldo u kërkoi falje nënave anembanë botës për prerjen e flokëve.

“Mamaja ime – dhe miliona nëna në mbarë botën – të gjitha më urrejnë edhe sot e kësaj dite”, tha ai me shaka.

“Kam takuar disa njerëz, djali i të cilëve kishte të njëjtën prerje flokësh. Kërkoj falje! Më vjen shumë keq për këtë”.

Prerja e flokëve të Ronaldos supozohet se ishte frymëzuar nga një personazh i quajtur Cascao nga seriali brazilian i filmave vizatimorë Turma da Monica.

Por Ronaldo ka zbuluar se vendimi i tij për të prerë flokët e tij në atë në mënyrë, në fakt ishte një plan taktik.

“Kam pasur një dëmtim në këmbë dhe të gjithë po flisnin për këtë”, tha Ronaldo për ESPN në vitin 2018.

“Vendosa t’i pres flokët dhe t’i lë pakëz. Unë vij në stërvitje dhe të gjithë më panë me flokë të këqija”.

“Të gjithë flisnin për flokët dhe harruan dëmtimin. Unë mund të qëndroja më i qetë dhe i relaksuar dhe i fokusuar në stërvitjen time.

“Unë nuk jam krenar për flokët, sepse ishin shumë të çuditshme. Por ishte një mënyrë e mirë për të ndryshuar temën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme