Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi lojtarin kundërshtar të Al Hilalit teksa po afroheshin minutat e fundit të një ndeshje tensionuese në kuadër të Superkupës së Arabisë Saudite.
Mbrëmë Al Hilali fitoi ndaj Al Nassr me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës së Arabisë, aty ku do të takohen me Al Ittihadin pasi këta të fundit mposhtën Al Ëehdan me rezultat 2-1 për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit në finale.
Al Nassr menduan se kishin kaluar në avantazh prej 1-0 falë golit të Otavios në fund të pjesës së parë, sidoqoftë gjyqtari anësor ngreu flamurin lartë duke e anuluar atë për pozicion jashtë loje sepse Ronaldo bëri një përpjekje për të luajtur me topin në një pozicion të parregullt,
Ky vendim shkaktoi nervozizmin e Ronaldos i cili pati një përleshje verbale me gjyqtarin për anulimin e golit.
Për këtë protestë portugezi u ndëshkua me karton të verdhë, mirëpo për të mos mjaftuar kjo dhe fakti që ekipi i tij ishte duke humbur, Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq direkt kur Al Nassr ishte duke humbur me rezultat 2-0, ndërsa deri në fund Al Nassr arriti që të shënojë një gol.
Ai pastaj me gjestin që bëri duke mbledhur grushtin i bëri të gjithë të mendojnë se për një moment deshi ta godasë gjyqtarin, megjithatë pas largimit nga fusha ai duartrokiti me ironi gjyqtarin./Telegrafi/
Ronaldo nearly let his intrusive thoughts win 🤣🤣 pic.twitter.com/sM5b2UfTfm
— WolfRMFC (@WolfRMFC) April 8, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...