Ish portieri i Real Madridit, Diego Lopez është aktualisht duke luajtur si një i huazuar nga AC Milani tek Espanyoli.
Portieri 35-vjeçar ishte në fushë në ndeshjen e së shtunës në La Liga, ku “Los Blanocos” siguruan fitore me rezultat 2 me 0 në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Diçka e pabesueshme ndodhi në ndeshjen e fundit të Realit (Video)
Para se ndeshja të fillonte, Lopez u takua në një moment me Cristiano Ronaldon në tunel, ku superylli nuk ia kishte idenë se ishte duke u incizuar nga kamerat. Ylli i gjigantit spanjoll u tall me ish bashkëlojtarin e tij për shkak të stilit të flokëve.
“Ti i paske 3.600 flokë, apo jo?”, u tall Ronaldo me pamjen e Lopezit.
Kur Alvaro Morata i tregoi se kamerat ishin anash, Ronaldo vendosi duart në kokë./arbresh.info
https://twitter.com/LaLiga/status/832985340151472129
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit