Google ADS

Ronaldo synon rekorde të reja

13:46 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Dy legjenda ballë për ballë njëri tjetrit me gjashtë dekada larg. Cristiano vjen në ndeshjen e sontme ndaj Athletic Bilboas me qëllim që të tejkalojë rekordin e legjendarit spanjoll Zarra si golashënuesi më i mirë në historinë e përballjeve mes dy ekipeve.

Aktualisht të dy lojtarët i kanë nga 16 gola në përballjet Real Madrid vs. Athletic Bilbao, dhe Portugezi ka mundësinë që sonte nëse shënon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e këtyre përballjeve.

Cristiano nuk ka shënuar në dy vitet e fundit ndaj Baskëve, por po kalon nëpër një formë të mirë ku ka shënuar 15 gola në 7 xhirot e fundit në La Liga. Sonte do të ketë testin e fundit para përballjes ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Champions League, të mërkurën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme