Google ADS

Ronaldo synon fitoren e Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi

09:17 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit që theu rekord, Cristiano Ronaldo synon të fitoj për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve.

Ronaldo, që tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion, është bërë futbollisti i parë që ka shënuar në secilën prej gjashtë ndeshjeve në fazat grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Shpresoj që ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve sërish”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të kalojmë fazat grupore. Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve”

“Jam shumë i lumtur, ne dëshironim të përfundojmë fazat grupore me një fitore”

Ndryshe nga forma e tij në Evropë, 32-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm dy gola brenda 10 paraqitje në La Liga./arbresh.info/

Të ngjashme