Cristiano Ronaldo nuk shpëton pa u dënuar pas goditjes që i dha kundërshtarit me brryl në ndeshjen e Superkupës së Arabisë ndaj Al Hilal.
Sulmuesi portugez u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk u ndal me aq, por në nerva e sipër iu kundërvu edhe arbitrit.
Kështu, në Arabi e kanë dënuar 39-vjeçarin me dy ndeshje suspendim ndërsa e kanë gjobitur edhe me 5.000 gjobë.
Sigurisht, kjo një shifër modeste për një si Cristiano Ronaldo që në vit falë kontratës me Al Nassr, përfiton 200 milionë euro.
Në këtë formë, Ronaldo humbet dy ndeshjet e radhës në kampionat, ato ndaj Al Feiha dhe Al Khaleej. Cristiano Ronaldo udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin arab me 29 gola, ndërsa ka kontribuar edhe me 10 asistë./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...