Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e meriton ta fitojë Topin e Artë para Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, thotë Paul Ince, duke shtuar se ylli i Juventusit nuk ka qenë i mrekullueshëm gjatë sezonit të fundit.
Dyshja e zakonshme – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – pritet të jenë sërish në podium për Topin e Artë 2019, pasi që në top treshen për çmimin e FIFA-s u mposhtën nga Virgil van Dijku, transmeton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi holandez e ka mbështetjen e shumë tifozëve kur vjen fjala te çmimi për futbollistin më të mirë në botë, pasi vitin e kaluar mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i dha fund dominimit të Messit dhe Ronaldos për këtë çmim.
Ince është në mesin e atyre që duan ta shohin edhe Van Dijkun t’ia mohojë këtë çmim Messit dhe Ronaldos – që në të kaluarën e kanë fituar Topin e Artë nga pesë herë secili. Megjithatë, ish-ylli i Liverpoolit beson se jashtë garës nuk duhet të konsiderohet as Raheem Sterlingu.
“Kur vjen fjala për Topin e Artë, ne gjithmonë shkojmë me njerëzit e njëjtë. Atë e fiton ose Lionel Messi e ose Cristiano Ronaldo, apo jo? Por, nuk ka asnjë arsye pse të mos e fitojë një mbrojtës. Van Dijku ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit, por unë gjithashtu e mendoj edhe Raheem Sterlingun si konkurrent”, ka thënë Ince.
“Është e vështirë sepse Manchester City i fitoi tre trofe, ndërsa Liverpoolin e mori vetëm një – atë të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, Sterlingu asnjëherë nuk përmendet si fitues i mundshëm. Kjo më trondit mua, me të vërtetë”.
“Do të ishte një ndryshim i mirë për mua nëse Van Dijku do ta fitonte çmimin e jo Messi apo Ronaldo. Nuk mendoj se Ronaldo ishte shumë i mrekullueshëm. Por, lojtarët e mrekullueshëm janë ata që shënojnë gola dhe për këtë arsye njerëzit e zgjedhin Messin ose Ronaldon”.
“E di se Luka Modrici e fitoi Topin e Artë vitin e kaluar, por mendoj se ajo që Van Dijku e ka bërë me Liverpoolin është fenomenale. Ai e çoi të gjithë skuadrën përpara dhe garoi deri në fund me Manchester Cityn. Për këto arsye, unë do t’ia jepja çmimin atij”.
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...