Një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë, e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo, i dha fitoren Juventusit, që rikthehet të marrë kryesimin me 26 pikë të grumbulluara në 10 javë, duke parakaluar Interin që ka 25 pikë.
E transformuar totalisht nga Thiago Motta, Genoa zhvilloi një ndeshje spektakolare në “Allianz Stadium” dhe pasi e pa veten në disavantazh me golin e Bonuccit, arriti të barazojë po në pjesën e parë me anë të Kouame.
Në fillim të pjesës së dytë kuqeblutë mbetën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Cassatës, ndërsa loja u zhvillua thuajse tërë kohën në gjysmëfushën e tyre, por portieri Radu dhe mbrojtja ishin thuajse gjithmonë në lartësinë e detyrës.
Në minutën e 87’ forcat në fushë u baraspeshuan, pasi edhe Rabiot u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutat shtesë ishte Sanabria që ndali me faull brenda zonës, Cristiano Ronaldon, i cili po vetë shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë.
Fitore bindëse morën edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Lazio që mposhti 4-0 Torinon në “Olimpico” dhe Roma që triumfoi 0-4 në Friuli ndaj Udineses, ndonëse luajti për më tepër se 60 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Fazios.
Cagliari regjistroi një tjetër sukses, këtë herë duke mposhtur Bolognën me rezultatin 3-2, ndonëse pjesën e parë e kishte mbyllur në disavantazh 0-1. Fitore me përmbysje 1-2 mori edhe Fiorentina në transfertën ndaj Sassuolos, ndërsa Sampdoria u ndal në barazim 1-1 me Leccen./tch/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...