Cristiano Ronaldo në telashe. Gjithçka për shkak të një festimi apo më mirë shfryrjeje padyshim vulgare.
Nëse në Europë diçka e tillë do të shkaktonte pakënaqësi, diçka e tillë është e papranueshme në Arabinë Saudite ku gjesti i Ronaldos është kthyer në çështje kombëtare.
Kampioni portugez ka përfunduar në shënjestrën e Federatës Saudite të Futbollit, që ka hapur një çështje disiplinore për gjestin në fjalë, duke e konsideruar atë imoral.
Pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Al Shabab, ku kishte shënuar golin e parë të takimit, Ronaldo po ngacmohej nga tifozët kundërshtarë që për ta irrituar ishin duke thërritur në kor emrin e rivalit të tij të madh Leo Messi.
Diçka që nuk ka kaluar pa reagimin e Ronaldos me pamjet që flasin vetë, duke ju përgjigjur pa frena tifozëve në tribuna, diçka që ka krijuar jo pak indinjatë në opionin publik në Arabinë Saudite./ss
🚨🚨| Cristiano Ronaldo is set to be INVESTIGATED for a gesture he made towards fans chanting for Lionel Messi.
[@MailSport] pic.twitter.com/2ZJd97Y6jr
— CentreGoals. (@centregoals) February 26, 2024