Supyerlli Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen e Portugalisë kundër Hungarisë të zhvilluar në kuadër të eliminatoreve në botërorin “Rusia 2018”.
Skuadra e trajnerit Fernando Santos siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në kuadër të Grupit B në stadiumin “Estadio da Luz”, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë për portugezët erdhi në minutën e 32′ përmes Andre Silvas, i cili asistoi në golin e Cristiano Ronaldos vetëm katër minuta më vonë. Sulmuesi i “Madrilenëve” shënoi edhe golin e fundit të ndeshjes për 3 me 0. 32-vjeçari realizoi super gol në minutën e 65′ të ndeshjes nga gjuajtja e lirë.
Përfaqësuesja e Portugalisë gjendet në pozitën e dytë të Grupit B me 12 pikë, 3 më pak se Zvicra e shqiptarëve./arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...