Ronaldo shënon hattrick brenda pjesës së parë, dy gola nga gjuajtja e lirë

21:55 | 2 Prill 2024
D.H

Ronaldo shënon hattrick brenda pjesës së parë, dy gola nga gjuajtja e lirë

Al Nassr është duke e shkatërruar ekipën e Abha në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën Arabe.

Skuadra e Ronaldos po triumfon 5-0 pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.

Cristiano arriti të shënoj hattrick brenda pjesës së parë, duke dëshmuar formën e lartë që po kalon.

39-vjeçari përveç golit dhuroi edhe dy asistime.

Dy golat e parë CR7 i realizoi nga dy gjuajtje të lira, fillimisht në minutën e 12 e pastaj të dytin pas nëntë minutave.

Ndërsa hattrickun e kompletoi në minutën e 43-të.

Ronaldo deri më tani ka 29 gola dhe 11 asistime deri më tani në Superligën arabe./Arbresh.info/

Të ngjashme