Ronaldo s’brengoset për lëndimin e pësuar në ndeshjen me Serbinë

08:29 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, thotë se s’ka arsye pse të brengoset pas lëndimit të pësuar në barazimin Portugali – Serbi, të hënën.

Portugalia priti Serbinë në Lisbonë të hënën në Eliminatoret për Euro 2020.

Ai u largua nga ndeshja në minutën e 30-të pas zgjatjes së muskujve, por Ronaldo insiston se nuk është problem i madh.

“Nuk brengosem, sepse e njoh në mënyrë të përsosur trupin tim”, ka thënë Ronaldo pas barazimit. “Ndodh, është futboll. Ka rreziqe. Jam i qetë sepse e di se do të kthehem në dy ose tri javë pa asnjë problem”.

Juventusi takohet më 10 prill në Amsterdam në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, gjashtë ditë para ndeshjes së kthimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme