Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo pas afër dy muajve në Portugali me saktësisht në Madeira është rikthyer në Torino.
“Zonja e Vjetër” ka kërkuar nga portugezi të rikthehet në Itali, pasi Seria A konfirmoi se klubet mund të rifillojnë stërvitjet, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo zbarkoi në Torino se bashku me tërë familjen me avionin privat, të cilin e kishte përdorur para dy muajve të shkonte në Madeira.
Ronaldo-s me familjen do t’i duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
Kujtojmë që gjatë kësaj jave Juventus do iu rikthehet stërvitjeve me gjithë lojtarët, pos Paulo Dybala, i cili vazhdon të rezultoi pozitiv në testin për Covid-19./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës