Ronaldo: Real Madridi nuk i frikësohet PSG-së

09:05 | 17 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo insiston se ai dhe kampioni  i Spanjës dhe Evropës, Real Madridi, nuk i frikësohen PSG-së.

Pas disfatës së tyre tronditëse ndaj Tottenhamit në fillim të këtij muaji, Madridi mund të përfundoj në pozitën e dytë të Grupit H, gjë që do të vendos kampionin në fuqi kundër një super fuqie në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Paris Saint Germain tashmë është kualifikuar në raundin eliminues, por fituesi i katërfishtë i Topit të Artë Cristiano Ronaldo nuk është i frikësuar.

“Nuk jam i frikësuar nga PSG”, ka thënë Ronaldo për L’Equipe.

“Ne jemi duke mbrojtur kampionin, dy vite radhazi, ne duhet ta respektojmë atë. Ne do të preferonim të përfundojmë të parët në grup, por gjëja më e rëndësishme është kualifikimi”

Fillimi i sezonit të ri ka qenë aspak bindës për Ronaldon dhe Madridit.

Pas titullit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, Real Madridi gjendet në pozitën e tretë në Spanjë me tetë prikë prapa Barcelonës.

Ronaldo ka shënuar vetëm një herë këtë sezon në La Liga, ndërsa ka gjashtë gola në Ligë të Kampionëve pas katër ndeshjeve./arbresh.info/

Të ngjashme