Google ADS

Ronaldo reagon fuqishëm pas dënimit që mori ndaj Barcelonës, përdorë fjalë të rënda

19:13 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u dënua me pesë ndeshje për shkak se e shtyri gjyqtarin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, shkruan Arbresh.info.

Komisioni i Apelit ia ka kthyer përgjigjen Real Madridit për apelimin e vendimit të parë.

Komisioni në fjalë e ka refuzuar apelimin e Realit, duke lënë në fuqi dënimin e portugezit që ia dha Komisioni Disiplinor. “Mua më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky quhet persekutim!. I falënderoj  kolegët e mi dhe tifozët për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në rrjetin social ‘Instagram’./Arbresh.info

Të ngjashme