Ishte sikur një rikthim në shtëpi për Ronaldo Nazarion që zuri një ulëse në stadiumin Santiago Bernabeu për të shikuar ndeshjen mes Real Madridit dhe Real Valladolidit.
Ai ishte pritur mjaftë mirë në rikthimin te ish skuadra e tij dhe u përshëndet ngrohtësisht në rolin e tij të ri si një president i skuadrës kundërshtare (Real Valladolid), transmeton portali arbresh.info.
Askush nuk e shikonte atë si një rival sot, pavarësisht punës së tij dhe ishte përshëndetur nga shoku i tij i vjetër në stadium.
Qysh pas largimit nga futbolli, Ronaldo ka ëndërruar për këtë moment, qëndrimin afër presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, dhe ndarje e bisedave me njeriun kryesor të ‘Los Blancos’.
Ndërmjet këtyre gjërave, ekziston diçka që shkon përtej raportit shoqëror dhe kjo u dëshmua përmes përqafimeve të ngrohta kur ata ndanë ushqimin së bashku dhe shikuan për lojën në mënyrë të realaksuar me njëri-tjetrin nga vendi i tyre.
Ronaldo arriti në shoqërinë e këshilltarit të tij Carlos Suarez, ish drejtorit të Valladolidit dhe disa nga anëtarët e tjerë për vizitën e skuadrës.
Ishte sikur një rikthim në shtëpi për të sepse teknikisht ai është ende një këshilltar në Real Madrid.
Ai buzëqeshi dhe përqafoi shumë persona gjatë hyrjes për herë të parë si një “kundërshtar”, megjithëse në të vërtetë të gjithë në klub e dinë se ai kurrë nuk do të shikohet ashtu./arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...