Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka zbuluar atletet e tij të reja të futbollit Nike.
Portugezi ka konfirmuar se do të veshë “Nike Mercurial Superfly VIII Elite Dream Speed 5” për pjesën tjetër të sezonit 2021-2022.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdojë t’i veshë ato atlete këtë sezon pasi përfundimisht i dha fund serisë së tij prej gjashtë ndeshjesh pa gola kundër Brighton të martën në Old Trafford.
Ky ishte rekordi më i keq i kapitenit të Portugalisë që nga viti 2009, kur ai luajti për Real Madridin.
37-vjeçarja është fytyra e markës “Nike Mercurial Boot”, e cila u krijua në vitin 1998.
Ish-ylli i Juventusit e ka veshur firmën që nga debutimi i tij në ligë për Sporting Lisbonës në vitin 2002.
Ronaldo ka qenë pjesë e më shumë se 30 versioneve të markës “Nike Mercurial” që nga e para në vitin 2010.
Atletet e reja e reja kushtojnë afro 300 euro, dhe me sa duket ‘mishëron fuqinë e mendjes dhe meditimit të Ronaldos’.
Sipas prodhuesit: “Nike Mercurial Dream Speed Vapor 14 Elite mishëron forcën më të madhe të vetëshpallur të Cristiano Ronaldos: fuqinë e mendjes dhe meditimin”.
Portugezi do të shpresojë se me atletet e reja të vazhdojë me gola dhe të ndihmojë Manchester Unitedin që të fitojë ndonjë trofe këtë edicion. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën