Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo është pronar i orës më e shtrenjtë në botë, me një çmim të jashtëzakonshëm prej 371,000 funtesh (432 mijë euro).
Ylli i Manchester United është një nga vetëm dy futbollistët që ka fituar mbi një miliard euro gjatë karrierës së tij si lojtar, së bashku me lojtarin e PSG-së, Lionel Messi, shkruan SportBible, shkruan portali arbresh.info
Ronaldo së fundmi u emërua sportisti i pestë me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave, përpara lojtarëve si: David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.
Me këtë në mendje, nuk është aspak befasi që 36-vjeçari ka shfrytëzuar rastin për të poseduar një bizhuteri tërheqëse të markës “Rolex”.
Sidoqoftë, “Rolex”-i i Ronaldos nuk është saktësisht lloji që mund të shihni në jetën e përditshme, pasi GMT Master Ice i tij kishte një çmim astronomik të lidhur me të.
Siç raporton Daily Star, ish-sulmuesi i Juventusit e bleu orën në vitin 2019, ndërsa ende luante për klubin e Serie A.
Duke kushtuar 371,000 funte (432 mijë euro) në atë kohë, ajo u bë zyrtarisht ora me çmimin më të lartë që kompania kishte shitur ndonjëherë – gjë që mbetet kështu edhe sot e kësaj dite.
E përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh, korniza dhe rripi i dorës gjithashtu ia shtojnë vlerën, me thekse diamanti 30 karatësh që e dallojnë orën praktikisht nga çdo gjë tjetër në treg.
Pothuajse çdo centimetër i orës është i mbuluar ose me gurë ose me ar të bardhë, duke krijuar një orë që i përshtatet blerësve më ekskluzivë.
Në përgjithësi, ka pasur pak shikime publike të “Rolex”-it, ku e para ishte paraqitja e tij në Dubai Global Soccer Awards në janar të vitit 2020. /arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...