Ronaldo paralajmëron kundërshtarët e Portugalisë në “Play-off”-in e Kupës së Botës

14:26 | 23 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Cristiano Ronaldo është plotësisht i përqendruar në ndeshjet “play-off” të Kupës së Botës me Portugalinë dhe këmbëngul se skuadra e tij ka respektin maksimal për kundërshtarët me të cilët do të përballet.

Italia mund të gjejë Portugalinë e Ronaldos në finalen e “play-off”-it të Kupës së Botës më 29 mars, pasi Azzurrët do të presin Maqedoninë e Veriut në “Renzo Barbera” në Palermo nesër dhe, nëse fitojnë, ata do të takohen me Portugalinë ose Turqinë në finale.

Roberto Mancini u ka kërkuar Azzurrit që të fokusohen vetëm në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Shanset janë të gjitha në favor të Azzurrëve dhe Portugalisë dhe shumë presin që ata të shohin një finale të “play-off” midis kampionëve të Evropës dhe Portugalisë e Ronaldos.

Portugalia ka nisur seancat e saj stërvitore përpara ndeshjes me Turqinë, e cila gjithashtu do të nisë nesër (e enjte)

Ronaldo ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale për të paralajmëruar të gjithë kundërshtarët e Portugalisë.

“Fokus total në Kupën e Botës 2022. Krenar, si gjithmonë, që përfaqësoj Portugalinë. E dimë që rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respektin maksimal për kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe që ndajnë të njëjtat synime si ne. Por, së bashku, ne do të luftojmë për ta vendosur Portugalinë në vendin që i takon. Le ta bëjmë!”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Ronaldo ka fituar një trofe ndërkombëtar me vendin e tij dhe ka shënuar 101 gola në 134 ndeshje gjatë periudhës së tij trevjeçare në Juventus, ku luajti me veteranët italianë Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme