Google ADS

Ronaldo: Nuk mendoj që do të bëhem trajner, jam më i miri në Seria A

14:04 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka diskutuar për të ardhmen dhe qëllimet në një intervistë për DAZN.

Ronaldo ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të është të luajë futbolli, pasi futboll për të është bota, transmeton portali arbresh.info.

“Bota ime është futbolli, por edhe jeta jashtë futbollit është shumë e rëndësishme”

Sipas portugezit, Bonucci, Chiellini dhe De Ligt janë mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian.

“Bonucci, Chiellini dhe De Ligt, me të cilët stërvitem janë mbrojtësit më të fortë në Seria A”

Ndërsa për të ardhmen e tij ka thënë se nuk do të bëhet trajner pasi nuk e sheh vetën si të tillë.

“Jam i mençur, nuk kam defekte jam profesional. Nuk mendoj që do bëhem trajner, nuk e shoh vetën si të tillë. Por, kurrë mos thuaj kurrë”

Kurse për çmimin e lojtarit më të mirë në kampionatin italian, portugezi tha se e ka merituar dhe shpreson ta fitojë përsëri.

“E fitova çmimin e lojtarit më të mirë në Ligë. Për vitin e ardhshëm, nuk e di. Është mirë, por mund të them se ka shumë lojtarë të mirë. Shpresoj ta fitojë përsëri”

Në fund pesë herë fituesi i Topit të Artë tha se trofeu i Euro 2016 me Portugalinë është më i rëndësishëm ndërsa goli kunër Juventusit është më i mirë që ka shënuar.

“Ishte trofeu më i rëndësishëm në karrierën time. Qesha, qava, u bërë trajner dhe piva shumë pas ndeshjes. Piva pak shampanjë, ishte ditë speciale”

“Goli kundër Juventusit ishte më i miri që kam shënuar ndonjëherë. Buffon ishte aty, në stadium të mirë, klub të mirë. Pas golit ai me uroi dhe me tha se ishte mirë. Gjithmonë ndihmon njerëz”

Ronaldo ka hyrë në histori të “Zonjës së Vjetër”, pasi është bërë lojtari i pestë më së shumti gola në Torino pas vetëm dy viteve në klub./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme