Portugalia nuk do ta ketë ndihmën e yllit kryesor në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Cristiano Ronaldo thuhet se nuk do të luajë në ndeshjen e portugezëve kundër kombëtares italiane.
Futbollisti është i fokusuar te skuadra e Juventusit dhe se tani për tani e sheh më të rëndësishme që të ketë paraqitje edhe më të mira në Serie A, raporton ItaSportPress.
Futbollisti 33-vjeçar nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e para të Serie A për Bianconerët dhe thuhet se lojtari dëshiron që të sa më shpejt të përshtatet dhe të ambientohet te kampionët italian.
Për pasojë, golashënuesi më i mirë i Portugalisë dhe kapiteni duhet të humbasë përplasjen me Italinë më 10 shtator, si dhe miqësoren kundër Kroacisë katër ditë më vonë.
Theksojmë se gjatë verës sulmuesi u transferua te gjiganti i Italisë për shumën e 105 milionë eurove, ku braktisi pas nëntë vjetëve qëndrimi Real Radridin.
Ndryshe, CR7 ka pasur deri më tani 154 paraqitje për Portugalinë dhe ka shënuar 87 gola gjersa ka është kampion aktual i Evropës.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit