Ronaldo nuk largohet, e konfirmon reprezentuesi i lojtarit

19:31 | 13 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo nuk do largohet nga Torino në edicionin e ardhshëm.

Ka pasur raportime nga BBC se gjiganti italian e ka ofruar portugezin të Barcelona vetëm që të mos paguajë pagesën e lojtarit, e cila është 28 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, reprezentuesi i lojtarit për AS ka thënë se këto janë gënjeshtra dhe do qëndrojë te Juventus-i derisa t’i skadojë kontrata.

35-vjeçari këtë edicion ka qenë në top formë në mënyrën individuale duke shënuar 37 gola në të gjitha garat.

Kontrata momentale lojtarit i skadon në qershorin e vitit 2022./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme