“Ronaldo nuk është sulmuesi më i mirë me të cilin jam përballur”

11:05 | 13 Shtator 2018
Arbresh Info

Ylli i Interit, Milan Skriniar ka dhënë një intervistë për ‘II Corriere dello Sport’ duke folur për ndeshjet e këtij edicioni të “Nerazzurrëve” që kanë siguruar katër pikë nga tri ndeshjet e para si dhe për transferimin e superyllit Cristiano Ronaldo në Juventus., transmeton portali arbresh.info.

“Definitivisht nuk jam i kënaqur me rezultatet. Është për keqardhje që ne kemi humbur pesë pikë nga tri ndeshjet e para. Sidoqoftë, unë mendoj se ne kemi marrë rrugën e duhur, kam parë një skuadër të mirë të Interit në ndeshjen e fundit”

Cristiano Ronaldo-

“E pranoj këtë. Në fillim unë dua të jem pozitiv për futbollin italian. Kam luajtur kundër tij me skuadrën time kombëtare. Në një miqësore të luajtur në vitin 2014 para Kampionatit Botëror. Ai shënoi nga rivënia nga këndi, por nuk mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë me të cilin jam përballur, më i miri është Mbappe”

Qëllimet –

“Ne duam të përfundojmë në top katërshe. Nuk lexoj gazetat dhe as nuk shikoj programet televizive. Nuk dua të jem i ndikuar dhe kam mësuar se është më mirë të fokusohem në fushë dhe të mendoj ndeshje pas ndeshje. Nëse ne themi se jemi kundër Juventusit, njerëzit nuk do të flasin për diçka tjetër. Gjithçka mund të ndodhë në futboll, sezoni është shumë i gjatë”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme