Nganjëherë është e lehtë që ta gjykosh Cristiano Ronaldon me qëllimet që i cakton vetes.
Në fakt, ylli portugez është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, gjersa në moshën 34-vjeçare ai po arrin të bëjë gjëra të mëdha, sidomos në sezonin e tij të parë te Juventusi.
Sulmuesi ka arritur të bëhet lojtari i vetëm në histori të futbollit që arrin të fitojë titullin e ligës si në, Angli, Spanjë dhe Itali, por duke fituar edhe titullin lojtarit të sezonit në tri ligat.
Por, portugezi nuk ka arritur që nga sezoni 2014/2015 që të shpallet golashënuesi më i mirë në ligë, gjersa në sezonin që lamë pas përfundoi në pozitën e katërt në Serie A.
Cristiano Ronaldo ishte mposhtur nga Luis Suarezi në sezonin 2015/16 për Këpucën e Artë në La Liga, pasi uruguaiani kishte shënuar 40 gola, ndërsa ai kishte shënuar 35.
Në sezonin 2016/17 dhe 2017/18, Leo Messi kishte arritur ta mposht portugezin me 35 gola, respektivisht 37 gola të shënuar, ndërsa Ronaldo kishte arritur vetëm dy herë nga 25 gola.
Në sezonin që lamë pas, pesë herë fituesi i Topit të Artë u mposht nga Fabio Quagliarella (26), ndërsa ish-ylli i Real Madridit ka shënuar 21 gola. /Telegrafi/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...