Google ADS

“Ronaldo nuk e ka dribluar askënd qe tri vite” – por uria e tij për sukses mbetet e paprekur

13:25 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pas situatës së krijuar te Juventusi, ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit, pati reagime nga më të ndryshmet, disa prej të cilëve e kritikonin reagimin e superyllit portugez.

Ish-trajneri i Zonjës së Vjetër, Fabio Capello, deklaroi se portugezi duhej të sillej më mirë në raste të zëvendësimit, ndërsa shkoi më tutje duke deklaruar: “E vërteta është se Ronaldo nuk e ka dribluar asnjë kundërshtar në tre vitet e fundit. E mbaj mend kur ai fluturonte nëpër lojtarë dhe i linte në vend”.

Deklarata e strategut italian qëndron, mirëpo e ka humbur kuptimin. Ronaldo tash është 34 vjeçar dhe ka pranuar se nuk preokupohet më që ta mposhtë kundërshtarin që ka përballë përmes shpejtësisë apo aftësisë.

 

“Ato kohë kur luaja dhe thosha me vete: ‘Tash do të bëj një driblim’ – nuk i kam më”, ka pranuar superylli i Juves.

Mirëpo, derisa mosha ia ka kufizuar shpejtësinë eksplozive, uria e tij për sukses mbetet e paprekur. Për më shumë, atë e karakterizon dëshira për të përsosurën.

“Unë e shoh futbollin si një mision: të dal në fushë, të fitoj dhe të përmirësohem. Ndërsa objektivi i tretë është i shprehur”, ka deklaruar CR7.

Pikërisht dëshira për të vazhduar përmirësimin e lojës së tij e ka bërë që të ndalojë së dribluari, ta ndryshojë lojën dhe arsyeja pse vazhdon t’i shtyjë kufijtë fizikë të vetvetes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme