Cristiano Ronaldo nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit as në ndeshjet para-sezonale.
“BBC” ka raportuar këtë të premte se portugezi do të humbasë pjesën e parë të turneut para-sezonal në Tajlandë, transmeton Gazeta Express.
Ronaldos i është dhënë pushim shtesë për arsye familjare dhe nuk do të jetë me shokët e skuadrës në fluturimin e së premtes për në Bangkok.
“Djajtë e Kuq” e shohin 37-vjeçarin si pjesë të skuadrës së tyre dhe nuk kanë interes ta shesin atë.
Megjithatë, ata nuk po japin asnjë garanci për këtë, derisa mungesa e tij vetëm po nxitë spekulime për të ardhmen.
Ronaldo nuk dihet as nëse do të udhëtojë me skuadrën drejt Australisë, për pjesën tjetër të turneut para-sezonal.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ditëve të fundit është lidhur me një largim nga “Old Trafford”. Ai thuhet se e dëshiron largimin këtë verë, nëse klubi e merr një ofertë të kënaqshme.
Ish-sulmuesi i Real Madridit nuk iu bashkua Manchester Unitedit as në stërvitjet para-sezonale në Carrington këtë javë, teksa ai stërviti individualisht në terrenin e ekipit kombëtar të Portugalisë.
Ndryshe, Manchester United do të luajë me Liverpoolin në Tajlandë të martën, para se të udhëtojë pastaj për në Australi. /Gazeta Express/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën