Legjenda e Brazilit, Ronaldo beson që karriera e Neymarit ka marrë një hap prapa pas transferimit të tij në Paris Saint Germain.
Bashkëkombësi i tij pushtoi të gjithë kryetitujt e mediave botëror kur u largua nga Barcelona për transferim te skuadra në Liga 1 për 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ka shijuar një formë të shkëlqyer duke shënuar 20 gola brenda vetëm 22 paraqitjeve të tij të para. Paris Saint Germaini i shiti ambiciet e tyre te Neymari duke i thënë se do të lojtari i tyre që do t’ia siguroj epitetin e kampionit të Evropës.
Por, Ronaldo beson që vendimi i tij për të luajtur te Paris Saint Germaini ishte një lëvizje e keqe në karrierën e tij.
“Sportivisht, vendimi ishte një hap prapa”, ka thënë 41-vjeçari për ‘AS’, transmeton portali arbresh.info.
“Por këtu ka sfida që të gjithë i kërkojnë. Unë kam luajtur te Barcelona në një kohë dhe më pas kam kaluar te Interi kur kampionati italian ishte shumë më shumë kompetitiv”
Neymar mund të rikthehet në La Liga në një të ardhme të afërt në rast se raportet që vijnë nga Spanja janë të vërteta. ‘Marca’ pretendon se Real Madridi është duke përgatitur një transferim sensacional të Neymarit në fund të këtij sezoni./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë