Google ADS

Ronaldo në United, De Gea në Real Madrid, do të ndodhë gjatë verës

23:26 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Real Madrid përsëri do të tentojë ta transferojë, super portierin spanjoll të Manchester United, David De Gea.

Los Galaticos tashmë e disa vite janë në kërkim të ish portierit, të Atletico Madridit, por rezistenca e United si dhe dëshira e De Gea për të qënduar, kanë bërë që klubi madrilen të dështojë.

Sipas “Don Balon”, Reali dhe Unitd do të bëjnë shkëmbimin e madh gjatë verës, i cili do të jetë Ronaldo – De Gea.

Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën të ndërrojnë ambient dhe duket që momenti i së vërtetës më në fund ka ardhur. /arbresh.info/

Të ngjashme