Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pyetur më shumë se një herë për Superligën kineze midis raportimeve për një transferim të mundshëm fitimprurës, pohon Luiz Felipe Scolari.
Portugezi është duke gëzuar formë mahnitëse në kryeqytetin spanjoll në vitin 2018, pas një fillimi të dobët të sezonit 2017-18.
Dhe pikërisht gjatë asaj krize në fillim të sezonit flitej shumë për mundësinë që ai të transferohet në Kinë.
Ndërkohë, njeriu i cili ka punuar me ekipin kombëtar portugez dhe skuadrën kineze Guangzhou Evergrande, ka thënë për Esporte Interativo: “Cristiano Ronaldo më ka pyetur më shumë se një herë sesi është jeta në Kinë. E pse Ronaldo të mos mund të shkojë në Kinë?”
“Po, më ka pyetur se si është të jetosh në Kinë, dhe unë ia dhashë të gjitha detajet”, shtoi ai.
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...