Sulmuesi i Juventusit, Crsitiano Ronaldo ka udhëtuar për në Barcelonë në mënyrë që të këshillohet në lidhje me lëndimin e tij në kofshë.
Radio Catalunya raporton se udhëtimi është bërë “në marrëveshje” me Juven, i cili ka njoftuar të martën se do t’i nënshtrohet testeve të tjera, transmeton portali arbresh.info.
Bartësi i fanellës me numër 7 pritet të rikthehet në Torino këtë mbrëmje para se të fillojë programin e tij rikuperues nesër.
Siç qëndrojnë gjërat, portugezi duket se do të mungojë në tri ndeshje të “Zonjës së Vjetër” në Serie A – kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.
Por, sulmuesi pritet të jetë në dispozicion për takimin në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit./arbresh.info/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën